LAJME

Manastiri i Deçanit njofton për vizitën e Escobar, ende s’kanë reagim për regjistrimin e pronës

Qeveria e Kosovës ka urdhëruar Agjencinë Kadastrale që t’ia regjistrojë pronën Manastirit të Deçanit. Këtë Kurti e bëri publike të mërkurën, ndërkohë që një ditë më vonë në Manastirin e Deçanit shkoi për vizitë Emisari Gabriel Escobar, i cili qëlloi në Kosovë kur u mor ky vendim.

Escobar përgëzoi Kurtin që ia kaloi tokën Manastirit, por nga Deçani nuk ka ende ndonjë reagim e as nga Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit që është institucioni kryesor i Kishës Ortodokse në Kosovë.

Florenti Company
Market Florenti
Koha

Nga Manastiri kanë njoftuar vetëm për vizitën e Escobar.

“Ipeshkvi Teodosije dhe igumeni i Deçanit A. Sava, mirëpritën Zëvendës Ndihmës Sekretarin z. Escobar. Ishte një mundësi e rëndësishme për të diskutuar mbi sfidat me të cilat përballet Kisha #Ortodokse #Serbe dhe komuniteti serb i Kosovës. I jemi mirënjohës ZNS Escobar dhe Ambasadorit Hovenier për mbështetjen dhe mirëkuptimin e tyre të vazhdueshëm”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Manastiri i Deçanit ka publikuar edhe një intervistë të Escobar ku kërkoi që të zgjidhet çështja e dinarit sepse siç tha ai komuniteti serb po vuan dhe se SHBA do ta mbajë përgjegjëse Qeverinë e Kosovës varësisht si e trajton këtë komunitet.