Premium Store
KOSOVËLAJME

Maqedonci pas takimit me Baker: Me Shtetet e Bashkuara si partnerin tonë të besueshëm, Kosova gëzon një siguri të shtuar

 

Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, tha se ishte i nderuar të priste Zëvendës‑Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së, David A. Baker, si pjesë e forcimit të marrëdhënieve ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes.

Aurora Group

Në postimin e tij, Maqedonci tha se në kontekstin e dinamikave globale ata kanë diskutuar mbi sfidat e sigurisë dhe paqes në rajon dhe më gjerë.

Ai theksoi edhe përparimin e arritur që nga takimi i tyre i mëparshëm, sidomos lidhur me iniciativat e bashkëprodhimit me SHBA-në dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në Kosovë, sektor që, sipas tij, ka potencial të konsiderueshëm për rritje.

“Theksuam përparimin e rëndësishëm që është bërë që nga takimi ynë i fundit, sidomos në lidhje me iniciativat e bashkëprodhimit me Shtetet e Bashkuara dhe zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në Kosovë, një sektor që njihet për potencialin e tij të konsiderueshëm për rritje”, shkroi Maqedonci.

Weelnes