Medi
02LAJME

Marketi që u dënua sot me 1 mijë euro për shkak të peshës së bukës në Mitrovicë, është INTEREX

Inspektorët komunal gjatë ditës së sotme njoftuan se kanë dënuar me 1 mijë euro një market në komunën e Mitrovicës që shiste edhe bukë, shkruan Mitropol.

Ata njoftuan se dënimi erdhi pasi marketi shiste bukë me peshë 100 gramë më të vogël se sa ishte e lejuar me ligj.

Tripika

MITROPOL, nga burimet e veta mëson se marketi në fjalë që u dënua sot me 1 mijë euro dënim është “INTEREX”, që vepron tash e një kohë në qytetin e Mitrovicës.

Duhet theksuar se në të kaluarën kishte shumë qytetarë që ankoheshin për produktet pa afat që i kishin gjetur në këtë market. /Mitropol/

Pellini