
Ditën e nesërme në kuadër të marshit për drejtësi që do të mbahet në Prishtinë, nga të gjitha qytetet e Kosovës qytetarët do të shkojnë në mënyrë të organizuar, shkruan Mitropol.
Organizim do të ketë edhe nga Mitrovica, ku qytetarët sipas njoftimit të OVL – UÇK dega Mitrovicë, do të fillojnë të grumbullohen nga ora 11:15 në sheshin “Adem Jashari”.
Nisja për në Prishtinë me autobus të siguruar nga OVL- UÇK- ës dega Mitrovicë nga sheshi “Adem Jashari” lokacioni të Raifesen Bank, do të bëhet në ora 12:00.








