Pellini
02KOSOVËLAJME

Masakra gjenocidale, serbi mitrovicas i veriut “nderon” Srebrenicën (VIDEO)

Broshat me mbishkrimin “Srebrenica 1995” e vendosën në xhaketat e tyre. Në Kuvendin Komunal në Mitrovicë të Veriut, për herë të parë u mbajt një seancë për të përkujtuar pikërisht 30-vjetorin e masakrës që ndodhi në qytezën lindore të Bosnjës.

Në kujtim të tre dekadave të gjenocidit serb mbi popullsinë boshnjake, mori pjesë edhe i vetmi asamblist serb, Dushan Milunoviq.

Aurora Group

E atje të pranishmive iu drejtua kryetari i Komunës së Veriut, Erden Atiq , i cili duke qenë vetë me kombësi boshnjake, me gjuhën që flet iu drejtua edhe masës.

Edhe kryesuesi Nexhad Ugljanin, që poashtu eshtë boshnjak, tha se Srebrenica është një dhembje përtej kombëtare.

Për shkaktimin e kësaj masakre e cila për shkak të ekzekutimit të rreth 8 mijë burrave e djemëve konsiderohet si më e madhja pas Luftës së Dytë Botërore, u dënuan me burgim të përjetshëm: Radovan Karaxhiq, Ratko Mlladiq, Vujadin Popoviq, Zdravko Tollimir dhe Drago Nikolliq.

Derisa, vitin e kaluar Qeveria e Bosnje e Hercegovinës 11 korrikun e shpalli si “Ditë Përkujtimore e Gjenocidit në Srebrenicë”.

Koha