
Gjatë ditës së sotme Inspektorati në Vushtrri ka mbyllur një furrë buke, shkruan Mitropol.
Mbyllja ka ardhur për shkak të mashtrimeve që furra ka bërë me peshën e bukës.
Lajmin e kanë bërë të ditur nga faqja e Komunës së Vushtrrisë në Facebook.
Postimi i plotë:
Duke marrë parasysh situatën e krijuar me ngritje të çmimeve si dhe pas ankesave të konsumatorëve që kryesisht kanë të bëjnë me peshën e bukës, Drejtoria për Inspektime, përkatësisht Inspektorati i Tregut, ka bërë inspektimin e operatorëve ekonomik – furrave.
Pas kontrollit që është kryer për mungesë dokumentacioni është mbyllur një furrë, deri në një vendim tjetër, ndërkaq nuk janë evidentuar shkelje tjera.








