Premium Store
LAJME

Matoshi: Në dy ditët e ardhshme ka mundësi që të arrihet marrëveshja me VV-në

 

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fatmir Matoshi ka thënë se shpreson se gjatë këtyre ditëve do të kenë takime me zyrtarët e Vetëvendosjes për të arritur një marrëveshje për konstituimin e Kuvendit deri më 26 korrik, shkruan Mitropol.

Premium Store

Matoshi ka thënë se kjo parti ka dhënë qëndrimet e veta që dëshiron postin e kryeparlamnetarit.

Ai ka thënë se nëse Limaj zgjidhet kryeparlamnetar dhe nuk sigurohet votat për qeverinë, Limaj do të jap dorëheqje nga posti.

“Nuk kemi pas synime që të jemi pjesë e qeverisë në këtë periudhë kohore. Kemi vërejt që mundësia më me mirë është që të udhëheqim legjislativin dhe për këtë kemi ofruar kandidatin tonë z. Fatmir Limaj. Kjo ka qenë ideja jonë dhe i kemi qëndruar prapa, por do ta votonim dhe bashkëpunonim me një qeveri të VV-së” është shprehur tutje ai.

Dukato 1