Maxhuni: Zjarrëfikësit janë heronjtë tanë të heshtur

Drejtori për Emergjenca në Komunën e Mitrovicës, Bahtir Maxhuni ka shprehur falënderim publik për zjarrfikësit e Mitrovicës, Vushtrrisë, Leposaviqit dhe Zveçanit për angazhimin e jashtëzakonshëm në shuarjen e zjarreve në Zasell, Rekë, Vernicë, Lushtë dhe zona të tjera, shkruan Mitropol.
Në këtë aksion, përveç forcave zjarrfikëse, kontribut të çmuar dhanë edhe Policia e Kosovës, ekipet e KEK-ut, pjesëtarët e KFOR-it dhe vetë qytetarët që u mobilizuan në momente vendimtare.
“Zjarrfikësit janë heronjtë tanë të heshtur”, u tha në reagimin e drejtorit, duke theksuar se puna e tyre nuk ka nevojë për duartrokitje, por meriton respekt të përjetshëm.
Falë bashkëpunimit të të gjithëve, u arrit të parandalohej përhapja e mëtejme e zjarrit dhe të mbroheshin jetë njerëzish dhe prona.







