
Problemin me sasinë e madhe të bërllokut e kanë edhe qytetarët vushtrrias.
Një foto e publikuar nga vushtrriapress në qendrën e qytetit, pasqyron më së miri ndotjen e qytetit me mbeturina.
Banorë të rrugës “18 Prilli” në Vushtrri kanë shprehur shqetësimin e tyre me mbeturinat e shumta në rrugën pranë banesave të tyre.
Sasi e madhe me mbeturina janë vërejtur edhe në lagjet e tjera të qytetit, ndërsa automjetet pa asnjë problem lëvizin lirshëm në sheshin e Vushtrrisë,
Ndryshe, gjatë fushatës zgjedhore, njëra nga temat që ishte përmendur nga kandidatët për kryetar ka qenë edhe pastërtia e qytetit.








