Medi
LAJMESHQIPËRI

Mbi 20 zona pa pagesë në Shëngjin, publikohen hapësirat ku pushuesit mund të shijojnë plazhin falas

Pushuesit që zgjedhin Shëngjinin për pushime këtë verë do të kenë mundësi të shfrytëzojnë edhe hapësira publike ku mund të bëjnë plazh pa pagesë.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka bërë të ditur se në zonën e Shëngjinit janë mbi 20 plazhe publike që mund të përdoren falas nga qytetarët, nga Rana e Hedhun, përmes qendrës së Shëngjinit, deri në zonën e Kunes.

Dukato 1

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ndreu ka ftuar pushuesit të përdorin këto hapësira dhe të jenë të kujdesshëm ndaj rasteve të mundshme të abuzimit me çmimet në zonat bregdetare.

“Janë mbi 20 zona plazhi publik, nga Rana e Hedhun, në qendër të Shëngjinit e deri në Kune, ku mund të bëni plazh me 0 lekë”, ka shkruar ai.

Kryebashkiaku u ka bërë thirrje pushuesve që të shfrytëzojnë zonat publike ose të kërkojnë tabela të qarta me çmime në plazhet private, në mënyrë që të shmangin situatat e pakëndshme gjatë sezonit turistik.

Dukato 1