Mbi 300 pjesëmarrës nderojnë heronjtë në një aktivitet përkujtimor në Berim

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se mbi 300 pjesëmarrës nga 5 disiplina sportive përshkuan më shumë se 235 kilometra rrugë tokësore dhe ujore, për të nderuar heronjtë e Policisë së Kosovës, shkruan Mitropol.
Në këtë aktivitet që u mbajt në Qendrën e Trajnimit për Kërkim dhe Shpëtim në “Berim” morrën pjesë sportistë, pjesëtarë të Policisë dhe qytetarë, duke përkujtuar Hero Enver Zymerin, Hero Afrim Bunjakun dhe të gjithë policët e rënë në krye të detyrës.
Kujtojmë se deri tani kanë humbur jetën 24 policë në krye të detyrës.








