Aurora Group
02LAJME

Mbi 700 mijë euro është pasuria e kryetarit dhe nënkryetarit të Mitrovicës bashkë, Tahiri më i pasur se Hamza

Çdo vit, zyrtarët publik detyrohen ta bëjnë deklarimin e pasurisë dhe të hyrave të tyre.

Këtij detyrimi i janë nënshtruar edhe kryetari dhe nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza dhe Arian Tahiri, shkruan “Mitropol”.

Premium Store

Në deklarimin e pasurisë së tyre, kryetari dhe nënkryetari, të dy bashkë kanë rreth 707 mijë euro pasuri, por nënkryetari Tahiri del të jetë më i pasur se kryetari Hamza.

Në deklarimin e pasurisë së tij, nënkryetari ka 393 mijë euro pasuri të paluajtshme ku përfshihen një shtëpi me garazhë, një tjetër shtëpi, një oborr shtëpie, një tokë bujqësore dhe një tokë malore e një banesë.

E tek pasuria e luajtshme Tahiri ka deklaruar 12 mijë e 500 euro, gjersa ka treguar se paratë e gatshme të mbajtura në institucione financiar kapin vlerën e 26 mijë e 265 eurove, pasi deklaron se ka 3 vende pune.

Shuma totale e pasurisë së Tahirit kap vlerën prej 431 mijë e 765 eurosh.

Edhe kryetari Bedri Hamza ka deklaruar se ka dy vende pune. Atë të kryetarit dhe atë të profesorit në Universitetin AAB.

Tek pasuria e paluajtshme ai ka deklaruar se ka tri banesa, një shtëpi vikendi, një garazhë e tokë punë. Të gjitha këto prona, siç ka deklaruar Hamza kapin vlerën prej 238 mijë eurosh, gjersa ka deklaruar pasuri të luajtshme në vlerë prej 34 mijë euro.

Edhe Hamza ka para të gatshme që i mbanë në institucione financiare. Ato kanë një vlerë prej rreth 3,600 eurosh.

Pasuria totale e Hamzës, bazuar në deklarimet e tij është gjithsejt 275 mijë e 600 euro.

Veç kryetarit e nënkryetarit, pasurinë e tyre në Agjensicinë kunër Korrupsionit e kanë deklaruar edhe drejtorët e Komunës./Mitropol/

Weelnes