Medi
02KULT'ART

Mbiemri Voca autokton në Mitrovicë, dokumentohet në një gur varri në Mazhiq qysh më 1592

Studiuesi Agron Islami ka bërë një hulumtim shumë të rëndësishëm në dokumentimin dhe përkthimin dhe kategorizimin e epitafeve të varreve në shumicën e Kosovës, përcjell “Mitropol”.

Megjithatë, siç përmbledh profesori universitar i Gazetarisë nga Mitrovica, Dr. Alban Zeneli, vëllimi i tij qëtrajton epitafet e Rajonit te Mitrovicës ka nxjerrë në pah disa të dhëna shumë interesante.

Dukato 1

Epitafi më i vjeter në gjuhën osmane i gjetur në këtë rajon që përfshinë, Mitrovicën, Vushtrrinë dhe Skënderajn është me mbiemrin Voci (Voca), që daton në shekullin e XVI-të, saktësisht në vitin 1592.

Ky epitaf varri gjendet në Mazhiq të Shalës së Bajgorës dhe dëshmon edhe njëhere që rajoni përrreth minierës së Trepçës është banuar shumë herët nga shqiptarët.

Islami studimet e tij i sjellë me referenca kredibile në dokumente dhe literaturë serioze, por, vlera kryesore e studimit të tij janë dëshmitë e fotografuara(epitafet)./Mitropol/

Dukato 1