Medi
LAJME

Mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë pas arrestimeve lidhur me incidentin në Novi Sad

 

Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Serbi do të mblidhet të shtunën në mesditë pas arrestimit të 11 personave – përfshirë një ish-ministër,në cilësinë e të dyshuarve në rastin e rrëzimit të strehës në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, shkruan Mitropol.

Pellini

Kjo mbledhje është caktuar pas deklaratës së Aleksandar Vuçiq gjatë ditës së djeshme, ku u shpreh se Serbia nuk ka qenë në një situatë kaq të vështirë prej vitit 2008.

Prokuroria ka bërë të ditur se në mesin e të arrestuarve janë Nenad Ignjatoviq, personi përgjegjës dhe pronari i kompanisë “Deko tim”, Slobodanka Kataniq, menaxhere për investime në kompaninë “Infrastruktura hekurudhore e Serbisë”, si dhe individë tjerë përgjegjës për çështje biznesore në projekt.

Sipas prokurorisë, të arrestuarit dyshohen se e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë prej 115 milionë dollarësh, përmes veprimeve të tyre korruptive.

Aksidenti në stacioni hekurudhor në Novi Sad, që ka lënë të vdekur 16 persona, ka nxitur protesta masive kundër Qeverisë në Serbi.

Në fokus të protestave janë supozimet se korrupsioni ka rezultuar me rrëzim të strehës në stacionin hekurudhor

Premium Store