Mbrëmë në kullën e Kadri Kadriut në Kroin e Vitakut u shënua 23 vjetori i vrasjes së tij

Në prezencë të familjarëve, piktorëve ,artistëve dhe qytetarëve, në pjesën veriore të Mitrovicës, në Kroin e Vitakut, në “Kullat binjake” , në galerinë e familjes Kadriu, për nder të piktorit, artistit, poetit e patriotit Kadriu, u mbajt orë poetike, me poezitë e Kadri Kadriut dhe Sabit Idrizit.
U hap edhe ekspozita e pikturave të piktorëve të njohur nga trojet e ndryshme shqiptare, e titulluar “Ngujimi”.
Në takim morën pjesë politikanë, qytetarë, aktivistë e familjarë të të ndjerit.
Drejtoresha e Kulturës, Valdete Idrizi falënderoi piktorin Skender Idrizi dhe zëvendëskryesuesin e Kuvendit Komunal në Mitrovicën e Veriut, Skender Sadikun për organizimin, familjen Kadriu dhe të gjithë banorët në pjesën e veriut të cilët për vite të tëra rezistuan dhe i mbijetuan stuhive të ndryshme politike.
Ajo premtoi Ne si drejtori do të vazhdojnë ta përkrahim me aktivitete të ndryshme kulturore këtë galeri, në mënyrë që të vizitohet sa më shumë.
Ekspozita “Ngujimi” do të jetë e hapur për 3 (tre) javë, e qytetarët kanë mundësi ta vizitojnë edhe ekspozitën e përhershme të Kadri Kadriut./Mitropol/








