Mbrëmë në qytetin e Mitrovicës u shfaq ekspozita publike e artistes zvicrane Sophie Guyot

Mbrëmë në qytetin e Mitrovicës, kryesisht në hapsirën e njohur si “KEJ”, është shfaqur ekspozita publike e artistes zvicrane Sophie Guyot, shkruan Mitropol.
Fillimisht në hapsirat e organizatës 7Arte u promovua projekti Stardust-Memory, pastaj të interesuarit vizituan ekspozitën.
Në këtë organizim ishte e pranishme edhe përfaqësuesja e ambasadës zvicrane në Kosovë, Pauline Menthonnex.

Artistja në një fjalë rasti falënderoi të gjithë personat që ndihmuan në realizimin e ekspozitës. /Mitropol/








