Medi
LAJME

Mbrëmjet muzikore të “Green Fest 15” nisin sonte – emra të njohur pritet që të elektrizojnë qytetin e Mitrovicës


Edicioni i 15-të i “Green Fest” tashmë ka zbukuruar hapësirat e Parkut të Qytetit, dhe edhe këtë vit pritet që të ketë performanca elektrizuese nga emra mjaft të njohur të skenës muzikore, shkruan Mitropol.

Gjatë mbrëmjes së sotme, të gjithë adhuruesit e ikonës Armend Rexhepagiqi do të kenë mundësinë që ta ndjekin nga afër në skenën e “Green Fest”.

Më pas nata e dytë do të vijë me një super energji nga Yll Limani, i cili pritet që të sjellë një atmosferë elektrizuese në Mitrovicë me këngët e tij që të gjithë i dijnë dhe i duan.

Ndërkaq, nata e fundit pritet që të përmbyllet nga DJ me famë botërore, Ahmet Kilic, i cili do të sjellë një atmosferë fantastike në natën përmbyllëse të këtij festivali.

Por, përveç këtyre emrave mjaft të njohur, ndjekësit e festivalit do të kenë mundësi që të shijojnë performanca edhe nga artistë të tjerë si: Offchestra, Gipsy Groove,LaFazani, Kurr n’Jetë, DJ Wise, e shumë të tjerë.

Të gjitha këto performaca fantastike do të keni mundësi që t’i ndjekni në Parkun e Qytetit në Mitrovicë.

Premium Store