Mbulohet aktorja që publikoi videon e gruas që u rrah në Pejë: Nuk e kam problem edhe nëse nuk punoj

Kaltrinë Zeneli, aktorja që denoncoi publikisht duke shpërndarë pamjet në Facebook se si rrahej një e moshuar nga infermieret në Pejë, ka qenë sot e ftuar në emisionin #gjesi në T7.
Kësaj radhe paraqitja e saj ishte më ndryshe.
Aktorja zbuloi se ka vendosur të mbulohet, duke treguar se gjithmonë i ka pëlqyer gratë me mbulesë.








