Pellini
LAJME

Mbyllet përkohësisht një klinikë private në Mitrovicë të Veriut për shkelje të rënda sanitare


Inspektoriati Sanitar i Ministrisë së Shëndetësisë në bashkëpunim me Drejtorinë e Inspektoriatit Komual kanë mbyllur edhe një klinikë tjetër gjatë ditës së sotme, shkruan Mitropol.

Gjatë inspektimit të klinikës, janë gjetur rreth 30 produkte mjekësore me afat të skaduar, janë konstatuar parregullësi në sistemin e ventilimit, dhe dokumentacion i panoterizuar.

Gjatë ditës së nesërme, pritet që të dalë në teren edhe Inspektoriati Farmaceutik dhe Shëndetësor për të bërë asgjësimim e artikujve të tjerë të dyshimtë.

Ndërkaq, pritet të fillojnë procedurat për pezullimin e përkohëshëm të licencës, deri në rregullimin e kushteve sanitare.

Koha