Mbyllet Pishina e Gërmisë deri të shtunën

Pishina e Gërmisë do të jetë e mbyllur për disa ditë, pikërisht gjatë kulmit të sezonit veror, e ky vendim vjen si masë për të kryer analiza shtesë të ujit, shkruan Mitropol.
NPL Sportmarketing ka njoftuar se pishina do të jetë e mbyllur deri ditën e shtunë.
Ndërmarrja thekson se ky veprim bëhet për të siguruar standarde të larta higjienike dhe mbrojtjen e shëndetit të vizitorëve.







