MC Kresha dhe Lyrical Son elektrizojnë Mitrovicën këtë fundjavë

MC Kresha dhe Lyrical Son elektrizojnë Mitrovicën fundjavën e ardhshme
MC Kresha dhe Lyrical Son do të performojnë fundjavën e ardhshme në Mitrovicë në kuadër të festivalit “Mitrovica International Jazz Days”, shkruan Mitropol.
Mirëpo, kësaj rradhe ata vijnë me një stil ndryshe të muzikës, pasi që do të jenë të shoqëruar nga bendi i festivalit MIJD, i dirigjuar nga mitrovicasi Edon Ramadani.
Performancën e dyshes fantastike do të keni mundësi ta ndjekni gjatë datës 9 gusht në Parkun e Qytetit, ku në kuadër të këtij festivali do të performojnë edhe artistë nga vende të ndryshme si: Mbretëria e Bashkuar, Italia, Japonia, Austria, Turqia.
Festivali do të mbahet nga data 8 deri 10 gusht.








