Dukato 2
LAJME

MD-ja reagon për mbrjotjen juridike të Thaçit: Pagesat janë realizuar në mënyrë të rregullt dhe transparente


Fondacioni për mbrojtjen juridike të Hashim Thaçit ka kërkuar me urgjencë ndërhyrjen e Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë, për të shmangur largimin e avokatit kryesor të ish-presidentit nga procesi gjyqësor në Hagë, shkruan Mitropol.

Ndërsa, pak momente më parë, ka reaguar ministria e Drejtësisë.

Në reagimin e tyre thuhet se për mbrojtjen e Thaçit janë shpenzuar një total prej 5,353,301.02 €.

“Pagesat janë realizuar në mënyrë të rregullt dhe transparente dhe do të vazhdojnë të bëhen në përputhje me dispozitat përkatëse ligjore dhe marrëveshjet në fuqi”, thuhet tutje në reagim.

Active