Aurora Group
02LAJME

Më në fund dëgjohet zëri i aktivistëve, largohet asfalti i shtruar në mes të parkut

Asfalti i shtruar në mes të parkut të Mitrovicës ka filluar të largohet sot.

Atë po e largon Komuna e Mitrovicës, pasi shtrimi i tij në mes të parkut kishte alarmuar ambientalistët dhe aktivistët e shoqërisë civile në Mitrovicë, shkruan Mitropol.

Weelnes

Asfalti ishte shtruar për t’i shërbyer qendrës së re tregtare “Art Mall” i ndërtuar buzë Ibrit, ku po ndërtohet edhe shetitorja e liqenit të qytetit.

Asfalti ishte shtruar mbi kubëzat e parkut nga kjo firmë private, gjë që i ka dëmtuar ato dhe tash kërkon investim nga Komuna e Mitrovicës dhe taksat e qytetarëve./Mitropol/

Weelnes