Medi
LAJME

Mediat serbe publikojnë foton ku pretendohet të jetë Faton Hajrizi i vrarë

Mediat në Serbi po raportojnë se Faton Hajrizi është vrarë.

Në aksionin e Organizatës Speciale Antiterroriste pretendohet se ka mbetur i vrarë Faton Hajrizi.

Active

Hajrizi dyshohet se vrau policin serb Nikola Krsmanoviq dhe plagosi Vjekoslav Iliqin, i cili ndaloi veturën në të cilën ndodhej.

Sipas informacioneve të Informer, Hajrizi pretendohet se ka tentuar të kalojë Drinën dhe të arratiset në Bosnje-Hercegovinë, por nuk ia ka dalë, kështu që është fshehur në një kompleks të braktisur fabrike.

Mediumi serb, Informer ka publikuar pamjet, ku pretendohet se personi i vrarë është Faton Hajrizi i shtrirë në tokë.

Premium Store