
Mediumi Nova.rs (nuk bëhet fjalë për media në duart e Vuçiqit), në një shkrim të publikuar sot ka shkruar për skenarin që po përgatitej në Veri në rast se do të fillonte shqiptimi i gjobave për veturat me targa ilegale.
Sipas Nova.rs, punonjësit në institucionet publike në atë pjesë kishin marrë mesazhin që në orët e para të mëngjesit të mblidhen para institucioneve ku punojnë.








