Mefail Shkodra me dy djemtë e tij ende në arrati tri ditë pas ngjarjes që tronditi Gjilanin

Edhe pse tashmë kanë kaluar plot tre ditë nga ngjarja tragjike e vrasjes së trefishtë që tronditi qytetin e Gjilanit, i dyshuari Mefail Shkodra së bashku me të dy djemtë e tij Engjullin dhe Edonisin ende gjenden në arrati, shkruan Mitropol.
Kujtojmë se krejt kjo ngjarje tronditëse ka ndodhur nën dyshimet për fajde.
Policia e Kosovës gjithashtu ka bërë të ditur disa nga masat që kanë marrë në lidhje me këtë rast.
” Përveç masave operative që i kemi në vazhdimësi kemi apeluar edhe përmes mediave duke i bërë publike profilet e personave të dyshimtë të kërkuar dhe kushdo që posedon informacion në lidhje me vendndodhjen e tyre ta kontaktoj Policinë e Kosovës ku do qoftë në stacionin ma të afërt”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.
Në anën tjetër, për shkak të hetimeve lidhur me veprimet hetimore e policore për këtë vrasje, janë suspenduar katër zyrtarë policorë.







