
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka qëndruar dje në Shupkovc të Mitrovicës ku ka kryer një vizitë në familjen e dëshmorit, Xhemail Haxha, shkruan “Mitropol”.
“Vizitat në familje të dëshmorëve i vazhduam në Mitrovicë, aty ku pëherë ka buruar dashuria atdhetare dhe është formësuar vetëdija kombëtare.”
“Janë njerëzit ata të cilët e bëjnë shtetin dhe e bëjnë kombin, të rinj të rritur në vlera të tilla dëshmuan që vendi ynë po marshonte drejt kryengritjes dhe rezistencës së armatosur. Të bashkuar, të vendosur dhe me shpirtin që iu vlonte për lirinë e atdheut, nuk do të mund t’i ndalte askush.”, ka shkruar Mehaj.
Ai theksoi se dëshmori Xhemail Haxha së bashku me shokët e tij të radhitur në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës i dhanë kuptim ekzistencës sonë, jetës dhe të ardhmes tonë. Lufta e tyre çlirimtare, na ka sjell këtu ku jemi sot, mirënjohja për veprën e tyre do të jetë e përjetshme.










