Medi
KOSOVËLAJME

Mehmetaj: Katër policë të Njësisë Speciale janë suspenduar se kanë bërë shaka me Dimal Bashën

 

Gazetari Lirim Mehmetaj në një postim në facebook ka thënë se katër policë të Njësisë Speciale janë suspenduar pasi që kanë bërë shaka me Dimal Bashën, shkruan Mitropol.

Weelnes

Mehmetaj pretendon se ata janë suspenduar me kërkesë të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Postimi i plotë:

Çfarë skandali…

Katër policë, njësi speciale të Njësisë së Reagimit të Shpejt, qenkan suspenduar nga Policia e Kosovës vetëm se në një grup të mbyllur mes kolegësh kanë bërë shaka me Dimal Bashën.

Sami Hoti, Sedat Ramadani, Alert Kuqi, Artan Krasniqi janë policët e suspenduar nga dezertori Xhelal Sveçla.

Qysh more përjashtohen policët specialë?

A e dini more sa kohë, para e mund kushton me ndërtu një polic special që ti pastaj me përjashtu për Dimal Bashën, i cili me dokument ka dal duke gënjyer botën se UÇK-ja është financu nga paratë e drogës e krimit.

I kujt është ky shtet o vëlla. I Dimal Bashës a?

Active