Aurora Group
02LAJME

Melihate Basholli-Latifi edhe zyrtarisht kandidate për kryesuese të Kuvendit Komunal të Vushtrrisë

Grupi i asambleistëve të PDK-së në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë kanë propozuar si kandidate për kryesuese të Kuvendit Komunal, Melihate Bashollin.

Këtë propozim para të pranishmëve e ka prezentuar Lorik Maxhuni nga PDK, i cili ka thënë se si ky propozim vije si rezultat i punës dhe kontributit disa vjeçar të Bashollit si asambleiste e Kuvendit Komunal.

Aurora Group

“PDK ka vendosur që të propozoi Melihate Bashollin -Latifin si kryesuese të Kuvendit Komunal duke njohur kontributin e saj në fushën e arsimit, por duke çmuar veçanarisht kontributin dhe përvojën e arritur si anëtarja më e vjetër e kuvendit komunal e qytetit të Vushtrrisë” ka thënë Maxhuni.

Është mbajtur raundi i parë i votimit për zgjedhjen e kryesueses së Kuvendit Komunal, ku si kandidate e vetme ka qenë Melihate Basholli-Ajeti nga PDK.

Basholli-Ajeti në raundin e parë të votimit ka marrë vetëm 16 vota për nga asambleistët prezentë në mbledhjen për zgjedhjen e kryesuesit.

Përshkak të dështimit në raundin e parë, do të shkohet në rivotim edhe një herë, dhe me gjasë edhe në raundin e tretë të votimit për t’u zgjedhur me numrin e votave të asambleistëve prezent në mbledhjen e Kuvendit Komunal.

 

Koha