Memli Krasniqi i shkon në vizitë Ferit Idrizi: Idrizi është zotuar në hapjen e mundësive për qytetarët

Memli Krasniqi, kryetari i PDK-së, i shkoi për vizitë sot kryetarit të Vushtrrisë nga radhët e kësaj partie, Ferit Idrizi, shkruan Mitropol.
Krasniqi, ka vlerësuar lartë figurën e Idrizit, duke theksuar se ky do të jetë kryetari i cili do ta hapë rrugën e mundësive për qytetarët.
Kryetari i PDK-së shtoi se Idrizi do të jetë i pakompromis në luftën ndaj të keqës.
Kujtojmë se Memli Krasiqi, sot, vizitoi edhe komunën tjetër që udhëhiqet nga PDK, Skënderaj. /Mitropol/








