Dukato 2
02LAJME

Memli Krasniqi i shkon për vizitë në Skenderaj Fadil Nurës e Sami Lushtakut

Sot në ambientet e Komunës së Skenderajt ka qëndruar për vizitë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, shkruan Mitropol.

Ai aty u prit nga bashkëpartiakët e tij, kryetari Fadil Nura e nënkryetari Sami Lushtaku, prej ku Krasniqi vlerësoi se lista e anëtarëve të Asamblesë Komunale dhe ekzekutivi i Skenderajt, janë më të përgatiturit në nivel të Kosovës.

Premium Store

Postimi i plotë nga Fadil Nura:

Bashkë me nënkryetarin Sami Lushtaku dhe me drejtorët komunalë, mirëpritëm me kënaqësi të madhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Bashkëbiseduam hapur për planet konkrete që kemi për të zhvilluar komunën tonë, me ritme të larta.

Ndiej kënaqësi për vlerësimin që morëm nga kryetari Krasniqi për listën e anëtarëve të Asamblesë Komunale dhe ekzekutivin, që u cilësuan si më të përgatiturit në nivel të Kosovës.

Kemi shumë punë për të bërë, dhe do ia dalim!

Premium Store