Aquapark 1
02KOSOVËLAJME

Memli Krasniqi: Puna e Bedri Hamzës në Mitrovicë do të vazhdojë me Arian Tahirin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka lavdëruar kontributin e Bedri Hamzës për zhvillimin e Mitrovicës, duke e cilësuar atë si një mentor dhe frymëzim për brezin e ri të liderëve brenda partisë.

Krasniqi tha se Hamza ka udhëhequr dhe mentoruar me sukses shumë figura të reja, ndër të cilat e veçoi Arian Tahirin, që është aktualisht shembulli i fundit i këtij vizioni.

Medi

Krasniqi theksoi se gjatë katër viteve të fundit, Bedri Hamza dhe Arian Tahiri kanë ndarë qeverisjen në Mitrovicë, duke kontribuar në zhvillimin dhe avancimin e qytetit.

Statusi i tij i plotë:

Ndër shumë punë të mira që ka bërë për vendin, Bedri Hamza ka mentoruar dhe frymëzuar një brez të ri liderësh brenda PDK-së. Arian Tahiri është shembulli i fundit i këtij vizioni, me të cilin Bedriu ka ndarë qeverisjen në Mitrovicë gjatë katër viteve të fundit.

Prandaj, puna e mirë në Mitrovicë nuk do të ndalet. Përderisa unë dhe Bedriu edhe sot e thamë që jemi krenarë për Arianin, mitrovicasit tashmë nuk kanë asnjë dyshim: zhvillimi i qytetit do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim, energji dhe vizion përpara.

Sepse pas Bedriut, vjen Ariani!

Weelnes