02LAJME

Merita Hallaqi zgjidhet mësimdhënëse e dalluar e Shkollës Ekonomike “Hasan Prishtina”

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së mësuesit, në Shtëpinë e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, sot u zhvillua manifestimi për përzgjedhjen e mësimdhënësve të dalluar nëpër shkollat e Komunës së Mitrovicës nën organizimin e Drejtorisë së Arsimit.

Me këtë rast, mësimëdhënëse e dalluar nga shkolla e mesme ekonomike “Hasan Prishtina” e pati nderin të jetë, profesoresha Merita Hallaqi, shkruan Mitropol.

Market Florenti

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve morën pjesë kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, drejtoresha e Arsimit, Drita Kadriu, zyrtarë të DKA-së si dhe anëtarë të ekzekutivit komunal.

Ndarjen e çmimeve e bëri kryetari i komunës, Bedri Hamza./Mitropol/

Premium Store