Medi
02LAJME

Mësimdhënësit mbajnë mësim në klasë të thata, shumë nxënës bojkotojnë mësimin në “Eqrem Çabej”, shkak të ftohtit

Një numër i madh prindërish nuk i kanë lejuar fëmijët e tyre të shkojnë në mësim. Kjo pasi nxënësit e shkollës fillore “Eqrem Qabej” në Mitrovicë po mbajnë mësim në kushte të mjerueshme.

Nxënësit po ngrijnë nga të ftohtit pasi sistemi i ngrohjes në shkollë nuk është duke funksionuar meqë shkolla s’ka mjete financiare për t’i lëshuar radiatorët, shkruan Mitropol.

Pellini

Ka disa ditë që nxënësit po mësojnë në mot të ftohtë, andaj që nga sot shkolla mori vendim për shkurtimin e orëve, mirëpo shumë klasë nuk po mbajnë mësim pasi siç mëson Mitropol, asnjë nga nxënësit nuk erdhën në shkollë.

Drejtoria e Arsimit është informuar për situatën por nuk ka ndërmarrë asnjë masë për ta rregulluar problemin.

Kjo nuk është shkolla e vetme në Mitrovicë që po punon pa ngrohje, pasi edhe shkollat e tjera të qytetit po përballen me të njejtin problem./Mitropol/

Premium Store