
Një person ka ndërruar jetë dje gjersa ndodhej në një motel në Vushtrri.
Burimet brenda thonë policisë se mosha e personit që ka vdekur mbrëmë në motel është 67-vjeç. Bëhet fjalë për personin me inicialet I.S.
I njëjti dyshohet se në motel ka qenë me një grua, e cila nuk është identifikuar akoma.
Rasti në polici është hapur si vdekje e dyshimtë, teksa trupi i pajetë i së ndjerit me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në IML.
“Vushtrri 14.11.2022 – 19:30. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar. Vdekjen e e së ndjerit e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i së ndjerit dërgohet për obduksion në IML për obduksion”, ka njoftuar policia në raportin e saj 24-orësh.








