Premium Store
02LAJME

Midis qyteti plotë mbeturina dhe ulëse të thyera, vetëm në Mitrovicë

Një qytetar i mllefosur ka raportuar në Mitropol për papastërtinë që është duke u bërë në një rrugë të Mitrovicës.

Qytetari thekson se rruga “Lekë Dukagjini” në Mitrovicë, është plotë mbeturina të cilat janë hedhur aty nga qytetarë të papërgjegjshëm.

Weelnes

Përveç kësaj, ai ka theksuar se edhe ulësja e vendosur aty është e dëmtuar nga persona që rrinë aty gjatë natës duke pirë alkool.

Qytetari ka kërkuar reagimin e menjëhershëm të organeve kompetente. /Mitropol/

Weelnes