Medi
LAJME

Millosh Pleskoviq dënohet me 15 vite burgim për krime lufte – vrau tre shqiptarë

 

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës sot është shpallur aktgjykimi ndaj Millosh Pleskoviqit, i akuzuar për krime lufte në Prizren, shkruan Mitropol.

Dukato 1

Pleskoviq është dënuar me 15 vite burigim, për vrasjen e tre shqiptarëve.

I njohur me nofkën “Miki”, Millosh Pleskoviq, në bashkëkryerje akuzohej për vrasjen e dy pjesëtarëve të familjes Daçaj, dhe Fatmir Bojaxhiut, në afërsi të lagjes “Hoqa Mahalla”, në Prizren.

Në seancën që u mbajt ndaj tij në janar të këtij viti, Pleskoviqi u deklarua i pafajshëm për akuzën që bart mbi vete.

Millosh Pleskoviq ka qenë nën masën e paraburgimit nga 30 shtatori i 2023-tës.

Ai u arrestua në fshatin Uglarë, ku jetonte pasi iku nga Prizreni.

Dukato 1