Aquapark 1
KOSOVËLAJME

Mimoza Kusari e bën Drejtor të KIESA-s zyrtarin e akuzuar për skandalin e rezervave shtetërore

Me një vendim të ministres aktuale, Mimoza Kusari – Lila, Irfan Lipovica është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).

Ish-sekretari i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica, i akuzuar nga Prokuroria Speciale në rastin e rezervave shtetërore bashkë me ish-Ministren, Rozeta Hajdari, ka marrë pozitë shumë të rëndësishme përbrenda të njëjtit dikaster. Me një vendim të ministres aktuale, Mimoza Kusari – Lila, Lipovica është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA).

Premium Store

← Back

Thank you for your response. ✨

Sipas dokumentit të publikuar nga Nacionale, Lipovica është emëruar në këtë pozitë që nga data 05 gusht, me nënshkrim të ministres, Mimoza Kusari – Lila, për të cilën s’ka qenë pengesë fakti se i emëruari është nën aktakuzë për dëm gati 3 milionë euro shtetit.

Më 11 nëntor të vitit të vitit 2025, Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj ministres Hajdari, ish-zëvendëssekretarit, Irfan Lipovica dhe drejtorit të Rezervave Shtetërore, Hafiz Gara.

Sipas aktakuzës, ata në bashkëveprim kanë anashkaluar ligjin, duke realizuar blerjen e grurit, vajit dhe sheqerit përmes procedurës së negocimit, ndonëse ligji kërkonte procedurë të hapur.

Ata kishin për qëllim ta kufizonin konkurrencën dhe ta favorizonin një operator të caktuar ekonomik duke i shkaktuar dëm milionësh buxhetit të shtetit.

Në aktakuzë thuhet se Gara, në koordinim me Lipovicën dhe Hajdarin, kishte kërkuar përjashtim nga procedurat e prokurimit, ndërsa Lipovica, më 3 mars 2022, kishte formuar një Komision për negocimin e kontratave, pa asnjë bazë ligjore.

Operacioni i tyre jashtëligjor rezultoi fatal.

Mallrat e rezervave shtetërore u porositën përmes personave privatë e në kompani fantome polake e turke.

Paratë u dhanë e mallrat nuk erdhën kurrë.

I akuzuar në këtë rast është edhe Ridvan Muharremi, mik i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Dukato 1