Minatori i Trepçës, Ferit Beqiri: “Kushtet janë të vështira, por pa Trepçën s’mund të jetojmë”

Minatori i Trepçës, Ferit Beqiri, që punon rreth 800 metra nën tokë, ka rrëfyer për përditshmërinë e tij të vështirë në minierë, duke theksuar se shprehja “me fat” në hyrje të minierës ka një domethënie të madhe për çdo minator.
Beqiri ka theksuar se puna në thellësi është e rëndë dhe me rreziqe të shumta, ndërsa shpesh as shteti e as të tjerët nuk janë plotësisht të vetëdijshëm për vështirësitë që përballen punëtorët e Trepçës çdo ditë, shkruan Jepi zë
“‘Me fat’ në hyrje të minierës nuk është thjesht përshëndetje, por një urim që të kthehemi shëndoshë në shtëpi”, ka thënë ai.
Ferit Beqiri punon si mbikëqyrës i hidromnoshjes në minierën e Trepçës dhe është një nga qindra minatorë që, pavarësisht kushteve të rënda, vazhdojnë të mbajnë gjallë këtë ndërmarrje historike të Kosovës.








