Minchev, Joncevski, Gencoglu e Selmani nuk arritën ta sjellin titullin kampion në Mitrovicë as pas 11 viteve

Autor: Bledion Fazliu
Lyubomir Minchev, Alek Joncevski dhe Engin Gencoglu, ishin tre emrat e trajnerëve të KB Trepçës në dy sezonet e fundit në basketbollin kosovar. Për të mos mjaftuar këta të tre, në trendeshjet e fundit finale të sezonit 2022/23, u desh që postin e trajnerit ta marr edhe ndihmëstrajneri, Ilir Selmani.
Të gjithë këta emra patën një qëllim të vetëm, që të sjellin titullin kampion në Mitrovicë pas 11 viteve mungesë. Dy nga tre trajnerët e lartëcekur prekën finalen e ndër ta edhe Ilir Selmani që mori postin në finale, por të gjithë dështuan, shkruan “Mitropol”.
Trepça pati një super organizim financiarisht para fillimit të sezonit 2021/22. Arriti që të sjell emra të duhur për të garuar në Superligë dhe në turnetë e tjera të zhvilluara nga Federata e Basketbollit të Kosovës. Minatorët që ngafillimi i sezonit të kaluar morën pjesë në 7 finale me 4 trajner të ndryshëm. 4 nga 7 finalet e zhvilluara, mitrovicasit dolën triumfues. Por asnjëra nga këto triumfe nuk ishte titulli kampion.
I pari që nisi rrugëtimin ishte Lyubomir Minchev, me një CV mjaftë të pasur i cili në të kaluarën kishte udhëhequr Bullgarinë dhe klubin Beroe. Bullgari në sezonin e parë në Superligën e Kosovës në Basketboll pati 19 fitore dhe 9 humbje, ku zuri vendin e dytë në tabelë. Këtë vend Trepça e pati më të lartin në dy sezonet e fundit sa i përket klasifikimit në tabelë.
Minchev me mitrovicasit në sezonin e parë arriti në finale të Superkupës së Kosovës, të cilën e humbi nga Ponte Prizreni me rezultat 89-91. Ai poashtu arriti edhe në finale të Kupës së Kosovës i cili mbërriti të triumfonte kundër Bashkimit me rezultat 76-62. E për ta përmbyllur sezonin, luajtën edhe në finale të play – off ku humbën nga KB Golden Eagle Ylli me rezultat prej 3-1 në seri. Edhe pse Minchev humbi 2 nga 3 finalet e luajtura në sezonin e parë, për Klubin Basketbollistik Trepça, ishte një vit mjaft i suksesshëm duke marrë parasyshë që vetëm një sezon më herët se sezoni 21/22, luftonin për mbijetesë, shkruan “Mitropol”.
Lyubomir Minchev vazhdoi edhe në sezonin 2022/23, por që rrugëtimi i tij ishte mjaft i shkurtër. Trajneri Bullgar arriti që në fillimin e sezonit ta fitojë Superkupën Mbarëkombëtare të Ligës Unike duke mposhtur KB Tiranën me rezultat 92-52. Në fillim Trepça luajti edhe për kualifikimet në garat europiane por që humbën nga klubi gjerman, Gottingen. Seria prej 4-3 nëligë dhe fitorja në superkupë nuk mjaftuan për kryesinë e Trepçës dhe Minchev u shkarkua.
Vetëm 4 ditë pas shkarkimit të trajnerit bullgar, Trepça arriti marrëveshje me selektorin e Maqedonisë së Veriut, Alek Joncevski. Joncevski pati serinë më të shkurtër nga tretrajnerët e Trepçës. Maqedonasi zhvilloi vetëm 14 ndeshje, ku prej tyre arriti finalen e Superkupës së Kosovës, të cilën e humbi kundër Sigal Prishtinës me rezultat 73-54. Po ashtu shkarkimi i tij erdhi edhe si shkak i serisë negative në superligë prej 5-6, ku në ndeshjen e fundit si vendas, minatorët pësuan humbjen më të thellë të sezonit me rezultat 53-88, kundër Sigal Prishtinës.
Engin Gencoglu ishte emri i tretë për zgjidhjen e problemeve tek KB Trepça. Turku e nisi furishëm aventurën e tij i cili pati një seri pozitive prej 6-0 në superligë. Ai poashtu arriti edhe në finale të Kupës së Kosovës, të cilën e fitoi me rezultat 74-66 kundër kryeqytetasve. Pas rezultateve pozitive, Gencoglu arriti ta përmbyllë serinë e tij positive prej 8-2 në superligë dhe i siguroi Trepçës vendin e katërt në tabelë. Përpos arritjes në play off, nga çerek-finalja, Trepça kaloi Bashkimin dhe Prishtinën për të arritur në finale e madhe kundër Pejës. Turku zhvilloi dy ndeshje finale para se të largohej nga Mitrovica, ku njërën e humbi dhe tjetrën e fitoi. Largimi i tij ishte mjaftë i quditshëm dhe duke lënë qindra spekulime prapa. E për të përmbyllur serinë e finaleve u emërua si krye trajner Ilir Selmani, i cili mbylli serinë e finaleve me humbje prej 2-3, dhe Peja u shpall kampion e Trepça dështoi në pritshmëritë e saja.
Si rrjedhojë e një kaosi në dy sezonet e fundit, ndërrimit të rosterit dhe kryesores së kryetrajnerëve, më i suksesshmi nga këta emra doli të jetë trajneri nga Bullgaria, Lyubomir Minchev. Minchev pati serinë më të mirën dhe në sezonin e parë kur pati kohën e duhur arriti në të gjitha finalet e mundshme.
Kryesia e Trepçës ka bërë një veprim të ngutshëm duke larguar atë nga posti i trajnerit pas vetëm tre humbjeve në superligë. Nga ana tjetër sukses mund të kishte edhe turku, Engin Gencoglu, po të mos ndodhte largimi i tij i papritur, duke marrë parasyshë ecurinë shumë pozitive në superligë dhe suksesin në Kupën e Kosovës.
E nga tre trajnerët më pak i suksesshmi doli të jetë Joncevski i cili humbi një finale dhe ishte i vetmi që pati seri negative në Superligë. Nga ana tjetër sa i përket Ilir Selmanit, ai pati një kohë shumë të shkurtër dhe nuk mund të analizohet paraqitja e tij në atë kohë dhe në ndeshjet që mori drejtimin e skuadrës./Mitropol/








