Dukato 2
KOSOVËLAJME

Ministri i Kulturës: Kriminelët në veri tash veçse dihen, tash është radha e Prokurorisë

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka reaguar për situatën në veri pas tensioneve të krijuara atje me zgjedhjen e kryetarëve të rinj.

Çeku beson se tash dihen kush janë kriminelët që sipas tij, kanë emër e mbiemër.

Aurora Group

Më tej, Çeku është marrë pak edhe me Prokurorinë, me ç’rast ka kërkuar nga ky institucion që të merren me kriminelët në veri.

“Kriminelët në veri tash veçse dihen. Ata kanë emër e mbiemër. Institucionet e sigurisë po bëjnë punë të jashtëzakonshme në identifikimin e tyre. Tash është radha e Prokurorisë.” – ka shkruar Çeku në profilin e tij në Facebook.

Reagimi i tij vjen në kohën kur kryeministri, Albin Kurti, tregoi emrat e të dyshuarve për dhunën në veri të vendit.

Active 1