Ministri i ri i Shëndetësisë është djali i tezes së Drejtorit të sukseshëm të Financave në Mitrovicë, Shukri Gashit

Ministri i ri i Shëndetësisë është djali i tezes së Drejtorit të sukseshëm të Financave në Mitrovicë, Shukri Gashit
Sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e emëroi në pozitën e Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifin i cili deri tash ka vepruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njofton Mitropol.
Ministri Latifi njihet për veprimtarinë e tij të bujshme në fushën e shëndetësisë dhe punën e tij shkencore shumëvjeçare në këtë fushë.
E një detaj tjetër interesant është se ministri i ri ka lidhje të ngushtë familjare me një nga drejtorët më të suksesshëm të Komunës së Mitrovicës, Shukri Gashin, i cili për 4 vite punoi në krye të Drejtorisë së Financave.
Gashi uroi Dr. Latifin për marrjen e detyrës së ministrit edhe përmes një statusi në Facebook.
“Urime, sukses dhe mbarësi. Krenar me Ju!”, shkroi në Facebook drejtori mitrovicas.
Dr. Latifi u emërua në këtë pozitë pas largimit nga detyra të ish-ministrit Arben Vitia dhe zëvendësimit të tij nga Dafina Gexha Bunjaku./Mitropol/









