Aurora Group
LAJME

Ministri iranian: Nuk ka asnjë “marrëveshje” për ndonjë armëpushim

Për momentin, nuk ka marrëveshje për armëpushim ose ndërprerje të operacioneve ushtarake, sipas Ministrit të Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, shkruan Mitropol.

Araghchi, në një postim në X, tha se Irani për do të vazhdojë me përgjigjen e tij, derisa Izraeli të ndërpresë agresionin.

Pellini

“Siç e ka bërë të qartë vazhdimisht Irani: Izraeli nisi luftë kundër Iranit, jo anasjelltas. Deri më tani, nuk ka asnjë “marrëveshje” për ndonjë armëpushim ose ndërprerje të operacioneve ushtarake. Megjithatë, me kusht që regjimi izraelit të ndalojë agresionin e tij të paligjshëm kundër popullit iranian jo më vonë se ora 4 e mëngjesit sipas kohës së Teheranit, ne nuk kemi ndërmend të vazhdojmë përgjigjen tonë më pas”, shkroi ministri iranian, përcjell A2 CNN.

Sipas ministrit iranian, “vendimi përfundimtar për ndërprerjen e operacioneve ushtarake nga Teherani do të merret më vonë dhe me kusht që regjimi izraelit të ndërpresë agresionin e tij të paligjshëm kundër popullit iranian” deri mengjesin e sotëm.

Më herët Donald Trump njoftoi arritjen e marrëveshjes së paqes mes Iranit dhe Izraelit./Mitropol/

Premium Store