Active 2
02LAJMESPORT

Ministri mitrovicas Faton Peci në Cyrih për përkrahje të kombëtares së Kosovës, fotografohet me mitrovicasit atje

Sot, Kosova po luan një ndeshje miqësore me kombëtaren e Zvicrës, shkruan Mitropol.
Ndonëse helvetikët janë vendës pasi ndeshja po luhet në Cyrih, atje kanë zbarkuar një numër i madh i shqiptarëve që jetojnë në mërgim.
Përkrahja nuk ka munguar as nga mitrovicasit, të cilët të shumtë në numër janë të pranishëm në stadiumin ku po zhvillohet ndeshja.
Njëri ndër ta është edhe Faton Peci, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ai është fotografuar me disa mitrovicas të tjerë të cilët gjinden po ashtu në stadium në përkrahje të Kosovës.
Ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës, përcjellët me emocione të veçanta, kjo për faktin se në të dyja palët ka lojtarë shqiptarë. /Mitropol/
Active 1