Medi
LAJME

Ministri serb: Serbia është e gatshme të pranojë kompromise shumë të mëdha me Kosovën

 

Ministri serb i integrimit evropian, Nemanja Staroviq, është shprehur se Serbia është e gatshme që të pranojë kompromise shumë të mëdha “në mosmarrëveshjen” me Kosovën dhe se dëshiron të normalizojë plotësisht marrëdhëniet e saj me vendin, shkruan Mitropol.

Premium Store

Ai gjithashtu shtoi se Beogradi është gati për dialog me Prishtinën, por se rezultati duhet të jetë një kompromis.

I pyetur se si mendon se Serbia dhe Kosova do të mund të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, përkundër marrëdhënieve të pazgjidhura mes tyre, Nemanja Staroviq u shpreh se Beogradi është i vetëdijshëm se kjo paraqet një “sfidë të jashtëzakonshme”.­

 

“Kjo nuk duhet të jetë një lojë e tipit gjithçka ose asgjë, ku njëra palë humb gjithçka në mënyrë që tjetra të fitojë gjithçka. Duhet të jetë një kompromis” është shprehur tutje ai në një intervistë me agjencinë austriake të lajmeve APA

Premium Store