Dukato 2
LAJME

Miratohet kërkesa e ZRRE-së për zbatim të vendimit për dalje në “Tregun e Lirë” të energjisë-pritet sërish ngritje e çmimeve


Vendimi i ZRrE- së për daljen e bizneseve në treg të lirë nuk ka as anulim e as shtyerje për plot 1mijë e 300 bizneset prodhuese në vend, shkruan Mitropol.

Si pasojë e këtij vendimi, pritet që të ketë sërish ngritje të çmimeve në vend.

Edhe pse në tërësi, ky vendim ishte shpallur si i paligjshëm në Shkallën e Parë, Shkalla e Dytë ka anuar nga ZRrE-ja për të ashtuquajturin “Treg të Lirë” të energjisë elektrike.

Pra, Komercialja ka vendosur që të anulojë vendimin e Shkallës së Parë, e cila kishte shpallur vendimin e ZRrE-së si të paligjshëm.

Koha