Premium Store
02LAJMI YT

Mirëmbajtësi i Tjegullores i drejtohet Hamzës: Kryetar, a je në dijeni që jam pa rrogë qe 5 muaj?

Ferki Ademi është personi që mirëmbanë lagjen “Tjegullore” në Mitrovicë për vite të tëra, shkruan Mitropol.

Ai sot ka shpërndarë disa fotografi të gjendjes së lagjes para dhe pas pastrimit, me një mesazh për të parin e komunës, Bedri Hamzën.

Medi

“Përshëndetje kryetar Hamza, a je në dijeni që qe 5 muaj jam duke punuar pa rrogë në Tjegullore. A jam edhe unë në Kosovë?”, ka shkruar ai.

Ademi ndryshe njihet si një nga personat më të përkushtuar për pastërtinë e lagjes, ani pse mundi i tij nuk po paguhet nga institucioni gjegjës./Mitropol/

Koha