Pellini
02LAJME

Mitropol siguron pamjet e ndërhyrjes së zjarrëfikësve në aksidentin e rëndë tek tuneli

Para pak çastesh “Mitropol” raportoi ekskluIvisht se në Mitrovicë kishte ndodhur një aksident i rëndë trafiku.

Aksidenti ndodhi tek tuneli në hyrje të qytetit të Mitrovicës, në rrugën “Ulqini” ku kanë mbetur të lënduar dy persona.

Weelnes

Në pamjet e siguruara nga ”Mitropol” shiheshin veturat e goditura me njëra tjetrën në hyrje të tunelit ku vërehej se kishin pësuar dëme të mëdha.

Aksidenti ishte shumë i rëndë andaj u nevojit edhe ndërhyrja nga zjarrëfikësit. “Mitropol” ka siguruar ekskluzivisht edhe pamjet teksa zjarrëfikësit ndërhyjnë në aksident.

Rastin për “Mitropol” e konfirmoi edhe zëdhënësi i PK për Mitrovicën Jugore, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 19:00, në rrugën e “Ulqinit” në Mitrovicë, të përfshira në aksident dy vetura civile. Si pasojë e aksidentit, dy persona janë lënduar.” ka thënë Zahiti për “Mitropol”.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./Mitropol/

Weelnes