Mitrovica e gatshme për vitin e ri shkollor 2025/26

Në Sallën e Kuvendit Komunal të Mitrovicës është mbajtur takimi me drejtorët e shkollave, i udhëhequr nga Drejtoresha e Arsimit, Drita Kadriu, shkruan Mitropol.
Në këtë takim theksua se pavarësisht renovimeve që po zhvillohen në disa shkolla, të gjitha institucionet janë të gatshme për fillimin e vitit të ri shkollor.
Kadriu gjithashtu falënderoi drejtorët për përkushtimin, ndërsa u shënua edhe pensionimi i Drejtorit Xhafer Maliqi, i vlerësuar për kontributin e tij shumëvjeçar në arsim.
Komuna e Mitrovicës së Jugut edhe këtë vit premton një proces arsimor cilësor dhe gjithëpërfshirës.







