Mitrovica nuk i harron Lulet e Çabrës, sot 18 vjet nga ‘Trazirat e Marsit’

Me dhimbje të madhe dhe plot trishtim, sot përkujtojmë 18 vjetorin e mbytjes së 3 fëmijëve në lumin Ibër në fshatin Çabër: Egzon Deliu, Avni Veseli, dhe Florent Veseli.
Ata u mbytën tragjikisht në lum duke ikur nga serbët që po i ndjeknin nga pas.
Kjo ishte një ditë e zezë për Mitrovicën dhe gjithë Kosovën dhe kjo bëri që tërë Kosova të vërshohet nga protestat në shenjë solidarizimi.
Kjo ngjarje ishte fillimi i “Trazirave të Marsit” të vitit 2004.
Në trazirat e marsit mbetën të vrarë 19 persona, prej tyre 11 shqiptarë.
“Mitrovica nuk i harron Lulet e Çabrës”









